Për qindra vjet me radhë nga pikëpamja administrative trojet shqiptare ishin përfshirë në ejaletin e madh të Rumelisë, i cili ishte krijuar qysh në pjesën e parë të shekullit gjashtëmbëdhjetë, por sistemi i vjetër administrativ osman, i ndërtuar mbi parimet organizative të feudalizmit ushtarak, ishte përmbysur, pjesërisht nga anarkia feudale dhe nga dobësimi i vazhdueshëm i Perandorisë Osmane që detyroi qeveritarët osmanë të bënin reforma dhe përpjekje për ta forcuar atë.
Në 1864, Perandoria Osmane zbatoi një reformë administrative mjaft të rëndësishme sipas së cilës territoret e Perandorisë ndaheshin në: Vilajete, kurse vilajetet në sanxhaqe, kaza dhe nahie. Pas kësaj reforme tokat shqiptare u përfshinë në Vilajetin e Shkodrës, Kosovës, Janinës dhe të Manastirit.
Por a keni menduar se sa përqind të popullsisë zinin shqiptarët në 4 vilajetet? Ju ftojmë ta ndiqni videon për më shumë. /InfoShqip.com
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post