Ende nuk ka asnjë shenjë të partive opozitare për tu regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me procesin zgjedhor që do të mbahet më 18 qershor.
Edhe pse shpesh herë është në diskutim në shtyrje e datës së zgjedhjeve për tu dhënë mundësi kampeve politike për të gjetur dialogun mes tyre, mbetet ende në pikëpyetje për mënyrën sesi do të mbahen këto zgjedhje, me apo pa opozitën.
Nesër zyrtarisht skadon afati për regjistrimin e koalicioneve të partive që do të hyjnë në garë për zgjedhjet parlamentar të qershorit, ndërsa siç thekson edhe njëherë për “Gazeta Express”, kreu i KQZ-Denar Biba afati për regjistrimin e listave shumëemërorë për kandidatët për deputetë është 29 prill. Këto janë të themi edhe dy mundësitë e fundit që ka opozita për ti’ shfrytëzuar për të qenë pjesë procesit zgjedhor.
Ndërkohë, sipas Kodit Zgjedhor, regjistrimi i partive mund të bëhet jo më vonë se 70 ditë nga data e zgjedhjeve, pra kjo datë përkon me 9 prillin, por duke qenë se është ditë e diel, atëherë ajo shtyhet në ditën pasardhëse. Por mosregjistrimi i partive politike të spektrit të djathtë ka hapur një debat për afatet kohore se deri në çfarë kohe mund të priten për t’u regjistruar forcat e djathta. Denar Biba, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se partitë e opozitës do të mund të priten deri më 29 prill.
“Vota ime do të jetë pro regjistrimit të cilësdo partie edhe përtej afatit. Natyrisht, jo përtej çfarëdolloj afati. Ky i datës 10 është thjesht sugjerues nga sugjerues nga Kodi. Në praktikën e së drejtës, afatet, si në të drejtën civile, penale apo administrative, janë afate penalizuese apo sugjeruese.
Sugjerojnë që kjo gjë është mirë të bëhet brenda këtij afati, por që nuk parashikojnë ndonjë penalitet nëse kjo gjë nuk ndodh. Unë po flas vetëm për votën time. Nuk e di se si do të votojnë kolegët. Por, kjo gjë nuk mund të shkojë pa fund, pasi në momentin, që është data 29 prill, që do të depozitohen listat e kandidatëve dhe që ne duhet të nisim urgjentisht në atë moment printimin e fletëve të votimit, nëse fletët e votimit do të jenë printuar, natyrisht nuk ka më kuptim se çfarë të regjistrosh”, ka thënë Biba pak ditë më parë për mediat.
Ndërsa kreu i LSI-së, Ilir Meta bën thirrje për dialog mes Ramës dhe Bashës, ky i fundit sot konfirmoi sot se nuk do të tërhiqen nga kërkesa për qeveri teknike, edhe pas thirrjeve të ministrit të Jashtëm holandez dhe gjerman për rikthim të opozitës në Kuvend dhe marrjen pjesë në zgjedhje. Mbetet për tu parë pas ditës së nesërme se cilat do të jenë hapat që do të ndërmarrë mazhoranca nëse do të hyjë e vetme në zgjedhje se do pranojë kushtet e opozitës.
Diskutime rreth kësaj post