Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur bindjen se opozita do të fitojë bindshëm zgjedhjet e ardhshme vendore, ku gjatë një takimi me qytetarët e Kuçovës, ish-presidenti zbuloi prapaskenat e zgjedhjeve të shkuara lokale, ku ish-kreu i PD Lulzim Basha nuk u regjistrua në KQZ.
Meta tregoi dhe momentin kur Basha i shkoi në zyrë duke thënë; “m’u luste e qante për të shtyrë datën e zgjedhjeve vendore”.
“Ishte Lulushi, i cili në mënyrë të koordinuar sepse e kishin kapur peng me dosjet dhe aferat që kishte bërë, ia mbyllën çështjen në Prokurori, kishte planifikuar me kohë djegien e mandateve, edhe mos hyrjen në zgjedhjet vendore. Ishte Lulushi që m’u luste dhe më qante mua për të shtyrë datën e zgjedhjeve vendore. Sepse i thanë ata në Gjermani “ore vagabond” mos thuaj atje në Shqipëri se të kemi thënë ne “ik nga Parlamenti, e bëj rrëmujë Shqipërinë ti”. Prandaj i thanë do bësh namin, një shashkë përdori në media që u hodh, i thanë do të përjashtojmë nga Partia Popullore Evropiane”, u shpreh Meta.
Pjesë nga fjala e Metës:
“Ku ka korrupsion më flagrant se inceneratorët, do shtohen sërish fondet. Se i kërkojnë ata që janë në kërkim ndryshe ata flasin. Del pronari i vërtetë, të gjithë e dini kush është. Qytetartë kanë të neveritur nga hipokrizia e Rilindjes, janë të paduruar për protesta sepse e dinë shumë mirë se ka ardhur koha e përballjes finale.
Jemi gjithashtu përpara zgjedhjeve vendore dhe dua t’ju siguroj se qëllimi kryesor i PL është rivendosja e demokracisë në të gjitha këshillat vendore dhe Bashkitë ku sot, jo vetëm për shkak të Edi Ramës, por për poshtërisë e Lulushit opozita s’ka asnjë këshilltar në të gjithë bashkitë e Shqipërisë. Ishte Lululushi, i cili në mënyrë të koordinuar sepse e kishin kapur peng me dosjet dhe aferat që kishte bërë, ia mbyllën çështjen në Prokurori, kishte planifikuar me kohë djegien e mandateve, edhe mos hyrjen në zgjedhjet vendore.
Ishte Lulushi që m’u luste dhe më qante mua për të shtyrë datën e zgjedhjeve vendore. Sepse i thanë ata në Gjermani “ore vagabond’ mos thuaj atje në Shqipëri se të kemi thënë ne “ik nga Parlamenti, e bëj rrëmujë Shqipërinë ti”. Prandaj i thanë do bësh namin, një shashkë përdori në media që u hodh, i thanë do të përjashtojmë nga Partia Popullore Evropiane. Edhe m’u lut mua ai “aman derman anuloje që të hyjmë në zgjedhje të tjera, se kam bërë gabime”, edhe ma dha Lulushi datën mua, 13 tetor. Se ai tjetëri nuk donte datë fare, e kishte mbyllur me kohë, teatri ishte mbyllur. E lashë me 13 tetor. Si e shpjegoni, mirë Rama s’donte zgjedhje vendore se i kishte mbyllur këto punë me kohë, po Lulushi nuk pranoi as të regjistrohej në KQZ thjesht për të më justifikuar mua si President që mora një përgjegjësi kaq të madhe që të mos përplaseshin në votime.
U regjistruan të gjithë, ky jo. Respekto dekretin 3e Presidentit që e kërkove vetë, se linte Edi Rama.
Nuk ka biznesmen më të talentuar se Luli, ka ardhur në Shqipëri me 0 investim dhe sot falë mashtrimeve të tij është kudo në çdo aferë me Edi Ramën, edhe sot janë bashkë që flasim. Duan të shkatërrojnë opozitën, erdhën nga jashtë në Shqipëri të dy, me porosi në Shqipëri, dhe sillen si kolonizatorët që shkonin ën vende të tjera ‘merrni ca të merrni”. Por llogaritë i kanë bërë gabim. Pluralizmi do triumfojë shumë shpejt, llogaridhënia do jetë shumë shpejt për këto bastardë që kanë dhunuar Kushtetutën ë Shqipërisë, kanë bërë teatër, kanë trilluar përplasje të mirë orkestruara, janë përgjegjës për këtë situatë të rëndë të vendit, Ndaj edhe njëherë motra e vëllezër ju siguroj që PL dhe Ilir Meta do jenë në krye të kësaj betejë që garanton rivendosjen e plotë të pluralizmit dhe ndëshkimin e merituar për të gjithë ata bastardë që duan të frikësojë shqiptarë, që vjedhin shqiptarët dhe duan t’i poshtërojnë. Ata i kanë bërë llogaritë shumë gabim dhe kam frikë se nuk do kenë kohë as të pendohet, sepse padurimi i shqiptarëve është i jashtëzakonshëm, përpjekjet e tyre për të instaluar regjimin monist kanë përfunduar. Në zgjedhjet e ardhshme vendore opozita do fitojë bindshëm dhe PL do të ketë një kontribut madhor për këtë çështje”, kështu shprehet Meta në fjalën e tij.
Diskutime rreth kësaj post