Në audicionet e fshehta që po bëhen në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe në Mal të Zi, mësohet se ka marrë pjesë dhe vëllai i Mevlanit. Artan Shaba ushtron profesionin e parukierit prej shtatë vitesh dhe ka jetuar në Tiranë për shumë vite, ndërsa së fundmi është zhvendosur në Gjermani, ku edhe punon. Ai u shpreh se dëshiron të marr pjesë në emisionin e ardhshëm dhe nuk ka dashur kurrë të përfitojë nag fama e Mevlanit.
Dialogu:
Olsa: Njiheni ju të dy?
Mevlani: Në fakt nuk ngjajmë shumë. Ore plaka e ka marr vesh që ti ke ardh për audicione këtu?
Bora: Ua vëllai jot, ua nuk ngjani fare.
“Ore plaka e di që ke ardh këtu?”, – vëllai i Mevlani
Mevlani: Tani ka ardh nga Gjermania dhe sa herë i thoja futu në ‘Përputhen’ dhe thoshte nuk hy kurrë dhe ja ku e sheh sot!
Kemi gjashtë vite diferencë dhe i ngjiten femrat shumë këtij, është pak e çuditshme. Ndërkohë që jemi në tavolinë me tre goca, katër orë me i gjujt unë por nuk guxoj ti them diçka se më vjen zor, ndërkohë byrazeri i ka marrë numrin.
Diskutime rreth kësaj post