Humbja e kombëtares shqiptare në ndeshjen ndaj Skocisë e ka kthyer sërish vëmendjen tek trajneri Panuçi dhe mënyra se si ai po e menaxhon skuadrën.
Ndërkohë, mediat nuk kanë ngurruar të nxjerrin sërish në qarkullim, deklaratën e teknikut italian, pas hedhjes së shortit për grupin e Ligës së Kombeve në janar të këtij viti. Asokohe Panuçi ishte optimist dhe duke u shprehur se Shqipëria ishte në nivelin e skuadrave në grup dhe fliste për një grup të ekuilibruar.
“Ne duhet të rrezikojmë, duhet të tentojmë gjithçka për gjithçka dhe shpresoj t’ia arrijmë qëllimit. Për momentin, vëmendja jonë është te Liga e Kombeve.
Më pas do të mendojmë për kualifikueset e Europianit. E them këtë, sepse kjo është një mundësi e shkëlqyer për të shkuar në Europian. Objektivi ynë është që të fitojmë grupin në Ligën e Kombeve dhe do të provojmë deri në fund”, ka deklaruar trajneri Kristian Panuçi për gazetarin Alban Xhihani të “SuperSport” menjëherë pas shortit, më 24 janar.
Video:
Diskutime rreth kësaj post