Aplikacioni i WhatsApp, në smartphonë, lejon përdoruesit të kthejnë përsëri foto e videot e fshira. Kompani e aplikacionit, ka shtuar disa rregullime të reja, të cilat lejojnë rregullimin e gabimeve dhe kthimin e skedarëve të fshirë të medies.
Më herët, përdoruesit nuk ishin në gjendje të shkarkonin skedarët e fshirë specifike të dërguara në WhatsApp. Por tani aplikacioni i mesazheve ju mundëson të shkarkoni edhe skedarë të tillë. WABetaInfo ka raportuar: WhatsApp tani lejon përdoruesit të shkarkojnë përsëri medien e fshirë, të tilla si imazhe, video, GIF, mesazhe zanore dhe dokumente.
Në një raport të publikuar nga kompania, u tha se, ky funksion i ri u prezantua në përditësmin e ri të WhatsApp, nëpërmjet versionit 2.18.106 dhe 2.18.110. Versioni që është aktualisht në WhatsApp është 2.18.113 shkruan Dritare.
Megjithatë, aplikacioni nuk na lejon të shkarkojmë skedarë medialë që janë shumë të vjetër, në vend të kësaj, na kërkon që t’i dërgojmë një kërkesë dërguesit për të ridërguar përsëri mediet.
Ky tipar i ri ka ardhur menjëherë pas kritikave me të cilat ballafaqohet Facebook. Megjithatë, kohët e fundit, WhatsApp kishte konfirmuar se të dhënat e përdoruesve dhe bisedat janë të siguruara me enkriptim end-to-end dhe askush nuk do të jetë në gjendje të lexojë mesazhe dhe të dëgjojë thirrjet, madje as WhatsApp.
Diskutime rreth kësaj post