Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kritikuar një pjesë të opozitës, duke iu referuar indirekt grupit të deputetëve demokratë që qëndrojnë përkrah Enkelejd Alibeajt, duke i cilësuar si opozitarë pa karakter dhe pa nder.
Meta theksoi se ky grup sipas tij është vendosur në shërbim të kryeministrit Edi Rama.
“Është pak më mirë se Parlamenti i Kërpëratave sepse ka një grupim deputetësh opozitarë me integritet dhe ende ka plot që kanë marrë nga 10-12 mijë vota opozitare dhe ende vazhdojnë I bëjnë shërbime Edi Ramës, duke përfituar drejtpërdrejtë nga ai siç ai di të korruptojë opozitarët e pakarakter dhe pa nder. Ne jemi parti e institucioneve. Nuk do kishte ndodhur kurrë që ish-LSI të dilte nga Parlamenti, apo të mos hynte në zgjedhje lokale”, tha kreu i PL.
Diskutime rreth kësaj post