Një pjesë e deputetëve të opozitës që mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha kanë hyrë në ambientet e brendshme të Parlamentit, ku po vijojnë skenarin e tyre për të bllokuar seancën plenare.
Sot në seancë do të votohet për imunitetin e Berishës dhe për ti hapur rrugën SPAK për arrestimin e tij.
Garda, e cila ka formuar kordonin për të mbrojtur foltoren dhe vendet ku ulen ministrat, është përballur me rezistencën e deputetëve Flamur Noka dhe Gazment Bardhi të cilët hedhin karriget ku ulet mazhoranca në foltore.
“Hiqi duart se mu në kokë i keni. Më jep karrige. Kamikazë”, dëgjohet të thotë Noka.
Ndërkohë që Vokshi nuk lejon që ti bëjnë kontroll, duke thënë se e kaloi fazën e kontrollit në skaner.
Diskutime rreth kësaj post