Në replikë me deputetët e opozitës të cilët kërkojnë ndërprerjen e seancës me qëllim mbledhjen e grupit parlamentar, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se salla e kuvendit nuk mund të merret peng nga partitë politike.
Reagimi i Ballës:
“Kur 7 x 7 bëjnë 42 mund ta thuash ti. Kur çmohet nga drejtuesi i seancës apo me kërkesë të grupit parlamentar mund ta ndërpresë. Nuk mund të ndërpritet seanca 60 minuta. Nuk shkruhet asgjëkundi që mbledhjet të bëhen në këtë sallë. Dikush këtu tha se kundërfirmëtari të ishte në sallë. Po thirreni Ilir Metën. Kundërfirmëtari është Ilir Meta, Thirreni. Do ju lutesha”, tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post