Pas diskutimeve për ofrimin e një sigurie, opozita siriane ka vendosur të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Sirinë që po zhvillohen në Gjenevë.
Sipas një deklarate të Komisionit të Lartë për Bisedime të opozitës siriane (HCN) thuhet se ata kanë vendosur të marrin pjesë në to pas një takimi të realizuar mes tyre dhe përfaqësuesve të OKB-së.
“Në bazë të takimit tonë me përfaqësuesit e OKB-së po marrim pjesë në këtë takim për të matur dhe testuar seriozitetin e palës përballë”, thuhet në deklaratën e tyre.
Në deklaratë thuhet se arsyeja e pjesmarrjes në bisedime është mundësia e formimit të një qeverie të përkohshme, siguri e dhënë kjo nga ndërkombëtarët.
Në deklaratë ku thuhet se ”sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry mbështet heqjen e shtetrrethimit për civilët, lirimin e të burgosurve si dhe lejimin e lëvizjes së ndihmave humanitare në vendet në nevojë”.
Diskutime rreth kësaj post