Na ndan vetëm një orë nga protesta e radhës e PD-së, e thirrur nga Sali Berisha.
Tubimi do të zhvillohet para parlamentit, ndërkohë që në të njëjtën kohë do të mbahet seancë plenare në kuvend.
Burime për Albeu.com bëjnë me dije se rreth godinës së Kvendit ka forca të shumta policie.
Gjithashtu për përforcime ka ardhur një autobot me ujë si dhe furgonë të shumë policie.
Në total pritet të angazhohen rreth 1 mijë efektivë për të siguruar mbarëvajtjen e protestës, ndër to edhe forcat Shqiponja dhe FNSH. Ato do të jenë në terren pranë zonës së Xhamisë dhe do të ndërhyjnë vetëm në rast se protesta del jashtë kontrollit.
Ndërkohë, rreth orës 15:00 do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugët përreth kuvendit dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark”, por edhe në një pjesë te rrugës së Elbasanit. Në sheshin “Fan Noli” pritet bllokimi total i qarkullimit të mjeteve.
Diskutime rreth kësaj post