Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar në datën 26 shtator, ora 17.00, siç njofton selia blu, teksa shpërndan njoftimin e kryetarit të këtij institucioni në PD, Edi Paloka.
Mbledhja do të ketë në fokus situatën aktuale politike dhe vendimmarrja për aksionin opozitar.
Pra mesa duket pas Metës, tashmë edhe PD me Berishën në krye, do të demostrojë forcën e saj. Por ajo që bie në sy se deri tani nuk ka një rakordim mes dy partive.
“Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka njoftuar se ditën e hënë, 26 shtator, ora 17.00, mblidhet Këshilli Kombëtar i PD me rend dite: Diskutime rreth situatës politike dhe vendimmarrje mbi aksionin opozitar. Në këtë kuadër do të shqyrtohet ecuria e procesit të nisur nga grupet e punës në të gjithë vendin për konsolidimin e strukturës së PD”, thuhet në njoftimin për mediat, të shpërndarë nga Partia Demokratike e Shqipërisë këtë të martë.
Diskutime rreth kësaj post