Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, zhvilloi sot një takim kokë më kokë me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në selinë e PD.
Në takimin që nisi të dielën në orën 19:00, e shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, Kryemadhi diskutoi me Bashën për protestën e paralajmëruar të janarit.
Protesta mund të zhvillohet përpara kryeministrisë dhe pritet të jetë edhe më masive se ajo e 18 dhjetorit, që u bë për zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme të përgjithshme.
Por pavarësisht se asgjë nuk është zyrtare, mediat vendase kanë nxituar të shpikin detaje ekskluzive. Kështu, Balkanweb, Panorama, Telegrafi dhe Standard shkruajnë se 15 Janari është dita e nisjes së protestave.
Sigurisht që për informacione të tilla, televizionet dhe gazetat nuk mbajnë përgjegjësi nëse nuk rezultojnë të vërteta. Tashmë është bërë modë që t’u referohesh “burimeve”.
Diskutime rreth kësaj post