Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi këtë të enjte se e ka mirëpritur pozitivisht propozimin e “grupit Alibeaj” për bashkimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale dhe daljen me një kandidat të përbashkët.
“Plotësisht pozitive, shumë e mirëpritur. Të hapur totalisht. Kushdo prej tyre është i mirëpritur të kandidoj për secilën bashki që dëshiron. Çdo deputet është i mirëpritur të sugjeroj cilindo kandidat. Unë garantoj që ky qëndrim është plotësisht i hapur, serioz dhe pa asnjë lloj paragjykimi apo prapamendimi. Mirëpres çdo kontribut të ë demokrati në këtë proces.
Zoti Paloka është në kontakt me zotin Bardhi dhe Paloka ka rastistur në një udhëtim në Asamblenë Parlamentare në Uganda, por ka mbajtur kontakt me ta.
Bashkim të vërtetë në një betejë shumë të rëndësishme për demokracinë shqiptare. Nga grupi ynë nuk ka asnjë kusht, zero kushte, tërësisht të hapur. Me sa kam dëgjuar dhe pala tjetër nuk ka kushte dhe bashkimi kështu ndodh”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post