Opozita kërkon sot mbledhje të Këshillit Politik në orën 17:00. Ditën e djeshme opozita propozoi një formulë të re që ka të bëjë me përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ.
“Nisur nga njoftimi juaj per mbledhje dhe nga diskutimet e djeshme per KQZ qendrimi i PS eshte si me poshte: Ne lidhje me propozimin per formulen e emerimit te KQZ si dhe mekanizmat e vendimarrjes qe propozuar u shprehem kunder dhe nuk mund te diskutohen me ne mbledhjen e radhes. E gjykojme nje propozim jashte marreveshjes dhe tradites parlamentare per rolin e Kuvendit ne zgjedhjen e KQZ. Per kete ceshtje do te diskutojme pasi te na sillni paraprakisht nje propozim tjeter qe respekton faktin qe Kuvendi eshte sovran ne zgjedhjen e organit te KQZ duke siguruar edhe konsultimet dhe dakordesimet ne lidhje me emrat qe plotesojne kriteret dhe kane miratimin tuaj. Pra, e theksoj vetem nese sillni propozim te ri bazuar ne keto parime mund te vazhdoje ky diskutim.
Per pikat e tjera ju lutem specifikoni cilat jane ato perfshire propozimet alternative qe keni duke i derguar paraprakisht me qellim qe ti japim zgjidhje ne mbledhjen e radhes dhe mos humbim kohe me debate te kota. Pra, vetem pas ketij qartesimi mund te konfirmoj mbledhjen e radhes ne cdo kohe.” – njofton Gjiknuri.
Diskutime rreth kësaj post