Ish-deputeti demokrat, Edi Paloka tha në ABC Neës se sikur të votohet sot opozita merr 82 mandate dhe çdo ditë që kalon më shumë groposet Rama. Sipas Palokës, opozita është top dhe po kërkon përditë realizimin e pikave që janë të përbashkëta me Bundestagun Gjerman.
“Opozita është top dhe po kërkon përditë realizimin e pikave që janë të përbashkëta me Bundestagun Gjerman. Ne e kemi bërë të qartë pozicionin edhe Bundestagu ia ka bërë të qartë, janë 9 kushte dhe në fund zgjedhjet dhe implementimi i reformës zgjedhore, dhe zgjidhja vjen vetëm me largimin e kësaj situatë është ai lidhja direkte.
Ne po tentojmë, kërkojmë që shqiptarët të kenë mundësi të votojnë lirisht, kjo është detyra e parë. se kur do bëhen këto zgjedhje nuk është vetëm përgjegjësi e opozitës. Të gjithë duhet të thonë fjalën për reformën. I kemi treguar mazhorancës i kemi paraqitur 5 pikat dhe presim që mazhoranca të japë përgjigje për to. Ne kemi bërë propozim në një tryezë të ftuar nga OSBE dhe sot e kësaj dite nuk ka propozim nga pala tjetër. Nuk është zgjidhje ajo që ne e kemi komisionin po deshët hajdeni dhe ju.
Është tradita që çdo ndryshim i kodit zgjedhor bëhet me të gjitha palët nëse do ta bëjë me komisionin e Gjiknurit nuk është reformë. Gjiknuri duhet të shkojë në burg se ia kërkon Bundestagu, i thotë fut Gjiknurin në burg, fut Tahirin në burg”, deklaroi Paloka.
Diskutime rreth kësaj post