Ekonomisti dhe aktivisti i njohur, Rezart Prifti në një intervistë mëngjesin e sotëm për emisionin ‘Ditari’ kritikoi opozitën, për qasjen e saj.
“Opozita është rreziku më i madh kombëtar që i cenohet shoqërisë shqiptare, sepse rrezikojmë që të kemi zotin Rama edhe për 4 vite të tjera. Në 3 dekadat e fundit, PS ka kaluar 4 breza, ndërsa PD, 0 breza. Tani nuk ka një subjekt që t’i bëjë kritika dhe i bën vetë. Opozita është e pabesueshme. Nuk është çështja te denoncimet, por personat që e përfaqësojnë opozitën. Kërkon drejtësi, por drejtësi nuk ka vetë, kërkon luftë kundër korrupsionit por është e krimbur vetë”, – tha Prifti.
Diskutime rreth kësaj post