Sot partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, organizuan protestën e radhës me kërkesën për rrëzimin e qeverisë si pasojë e nënshkrimit “të marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën”.
Pasi protesta u deklarua e mbyllur, një grup protestuesish të pajisur me koktej molotovi e me gurë, sulmuan ndërtesën e Qeverisë së Kosovës dhe zyrtarët policorë që kishin dalë për të kontrolluar turmat.
Pas përfundimit të protestës së dhunshme, policia raportoi se janë arrestuar 34 persona, tek të cilët janë gjetur gjësende të ndryshme të dyshimta, si: koktej molotovi, thika, maska e të tjera, raporton Koha.net.
Mirëpo, nga ajo që shihet në një fotografi të dërguar nga Policia e Kosovës, një protestuesi i është gjetur një shishe plastike që për prodhues mban kompaninë “Rosa”, prodhim i Serbisë.
Dihet shumë mirë se Lëvizja Vetëvendosje thirret në konsum të prodhimeve vendore, dhe me gjasë, ky do të jetë edhe preteksti i tyre se “ne nuk e konsumuam atë, por e sulmuam qeverinë me të”.
Krahas asaj shisheje shihet edhe një shihe plastike që duket të jetë prodhim vendor i kompanisë “Peja” si dhe një tjetër “Red Rain”, gjithashtu prodhim vendor.
Veç këtyre, shihet edhe një shishe tjetër e qelqit që është një pije alkoolike “Stock” që prodhohet në Itali.
Diskutime rreth kësaj post