Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka sqaruar deklaratën e saj se opozita do të fitojë 100 mandate në zgjedhjet e 25 Prillit.
“Llogaritë e mia janë bërë në bashkëpunim me analistë dhe duke marrë parasysh sondazhet tona. Kështu, kemi llogaritur 100 mandate. Po të llogarisim të gjitha votat e partive të opozitës së bashkuar, PDIU, LSI, PD dhe partive të tjera që nuk u përfshinë në vitin 2017, opozita e bashkuar i kalon 1 milion votat. Fryma e opozitës nuk lë shteg për keqkuptime, jemi të gjithë bashkë në një llogore kundër Rilindjes dhe Edi Ramës”, tha Kryemadhi.
Sipas saj, pikëpamjet e ndryshme që ka LSI dhe PD për disa çështje, nuk përbëjnë aspak problem.
“Sigurisht që nuk jemi dakord në disa gjëra me PD-në, sepse ata janë parti e djathtë dhe ne të majtë. Për shembull, ne jemi për ndryshim të ligjit të arsimit të lartë, PD-ja është për rrëzim të plotë të tij. Por, objektivi i përbashkët bën që të sheshojmë divergjencat”, tha kryetarja e LSI.
Diskutime rreth kësaj post