Opozita jashtëparlamentare braktisi mbledhjen e Këshillit Politik mesditën e sotme, duke kërkuar ndërhyrjen e OSBE-ODHIR për gjetjen e dakordësisë mes palëve.
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet se rregullat e lojës të jenë dakortësuara me të dy krahët politikë.
Reagimi i Manjanit
“ZGJEDHJE TË NDERSHME, në kontekstin Shqiptar ku kemi një parti në pushtet, do të thotë që së paku rregullat e lojës të jenë dakortësuara me të dy krahët politikë.
Rregullat që pushteti dakortëson me veten nuk janë të ndershme e as krijojnë rrugën për zgjedhje të ndershme. Të lira jo e jo…
Shefi më i gjatë i OSBE, që zgjidhi konfliktin Rusi-Ukrahinë dhe konfliktin zgjedhor në Bjellorusi, besoj e ka të qartë kaq gjë më rregullat e zgjedhjeve…
Të veprojë Damiani me kokë të vet thua?!…” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post