Duke folur për kthimin e përgjigjes nga Komisioni i Venecias për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, analisti Artur Zheji e ka shprehur qartë zhgënjimin nga ky opinion, duke theksuar se priste më shumë dhe se Shqipëria sipas tij po pranohet si një vend i kategorisë së dytë apo të tretë, si një vend neokolonial në zemër të Europës.
Delklarata e Artur Zhejit:
“Tek terminologjia e ekspertizës juridike fshihet ndonjëherë jo ndriçimi, por turbullimi i së vërtetës. Me këtë kthim përgjigje të Venecias, me vetë procesin e Venecias, me një Gjykatë të Lartë pothuajse inekzistente, me një sistem gjyqësor që nuk dihet jep apo jo vendime dhe njerëzit e kanë abandonuar drejtësinë, o bëjnë vetëgjyqësi, o bëjnë ankand të fshehtë, mendoj që rasti i Venecias në lidhje me zgjedhjet de fakto një partiake të 30 qershorit 2019 pavarësisht refuzimit nga opozita, ne po pranohemi si një vend i kategorisë së dytë të tretë, si një vend neokolonial në zemër të Europës. Tani jemi kthyer prapë nga ato sqimatarët e mëdhenj po pranojmë që ky është shteti i mirë për Shqipërinë, për Shqipërinë janë mirë këto kushtet. Për mua kjo është një dhimbje shumë e madhe, menduam se do ishte një cikël i shpejtë, por është një lëvizje rraskapitëse.
Çështja është kjo, 2019 ishte një deformacion. Një forcë politike u paraqit. Sa do ndëshkohet opozita pafundësisht qoftë për një gabim. Si do qeveriset Shqipëria deri në vitin 2023. A do qeveriset nga kryetarë bashkish që nuk kanë pasur kundërshtarë. E pamë që edhe 25 prilli pa diskutim kishte prapavijë këtë gjë. Do vazhdojmë? Është një gurë i shtrembët në fillim dhe gjithë gurët pas do ta rrezojnë. Prisja më shumë nga Venecia.”-tha Zheji.
Diskutime rreth kësaj post