Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar lidhur me operacionin e SPAK në Ministrinë e Brendshme ku u arrestuan 8 zyrtarë.
Reagimi i Yuri Kim:
“Na vjen mirë të shohim veprimet e SPAK kundër Korrupsionit. Abuzimi ose manipulimi i prokurimeve publike është njësoj si të vjedhësh të gjithë qytetarët, (përfshirë qytetarët amerikanë, taksat e të cilëve iu japin ndihmë), për të majmur kuletat e vetes ose të “miqve”. Ky është një krim”, shkruan Kim.
Diskutime rreth kësaj post