Efektivët e policisë në zonat turistike të vendit, do të pezullojnë të gjitha lejet vjetore deri në përfundim të sezonit, është ky vendimi i kreut të Policisë së Shtetit Gledis Nano, i cili sipas burimeve për news 24, ka zbritur në terren dhe po monitoron vetë situatën.
Kujtojmë se ky vendim vjen pas ngjarjes së rëndë në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare humbi jetë pas u godit nga një motoskaf.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Nano gjithashtu, ishte në terren ku ndoqi operacionin e kontrollit të mjeteve lundruese në jug të vendit.
Njëkohësisht gjatë 4 ditëve të operacioneve në det, policia ka bllokuar më shumë se 200 mjete lundruese për cerifikim dokumentash, duke njoftuar se tashmë do të ndryshojnë disa kritere edhe në vendet e bazimit të këtyre mjeteve.
Diskutime rreth kësaj post