Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja e ftuar në një program televiziv sa i përket operacionit me 50-urdhër arreste të lëshurara nga SPAK.
Përplasjet mes grupeve kriminale vijnë kryesisht për 2 arsye, lojërat e fatit dhe ndarja e territoreve për trafikun e drogës.
Më tej Lala shton se SPAK ende nuk reagon për shkak të numrit të madh të personave të përfshirë, analizimin e provave edhe fakteve por edhe dyshimeve se të përfshirë ka edhe efektiv e zyrtarë policie.
Lala tha se nga burimet e saj ka informacione për përfshirje të zyrtarëve të lartë aktual të policisë, por SPAK dhe Policia ende nuk e kofirmojnë.
Sa i përket emrave të cilët janë me peshë në botën e krimit, Lala tha se ata kanë një lloj mllefi ndaj medias e ndaj atyre që i ekspozojnë, por SPAK ka bërë një goditje dhe ka prova edhe për emra të tjerë të cilët operojnë jashtë vendit, përfshirë edhe Dubain.
Diskutime rreth kësaj post