Në Ohër u mbajt samiti i Ballkanit të Hapur ku u takuan presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç.
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar disa nga marrëveshjet, që pritet të firmosen në Samitin e Ohrit nga vendet pjesëmarrëse të “Ballkanit të Hapur”.
Duke folur për media pas Samitit të Ohrit, Rama tha se shumë shpejt do të mbahet në Beograd një sesion i posaçëm për sigurinë ushqimore, ndërsa në Shqipëri do të mbahet sesioni për energjinë.
“Nuk akuzoj BE, nuk kam asnjë akuzë, përkundrazi unë jam një evropian 100% i përkushtuar dhe i vendosur si me BE, si pa BE. Për sa kohë BE është projekti më i madh, më i bukur, më i guximshëm që mendja publike ka krijuar, është edhe destinacioni im dhe i ynë pa diskutim. Është fakt që BE na ka zvarritur, që jep fjalën dhe nuk e mban, këtë unë jam i fundit që e them, sepse e kanë thënë dhe vetë përfaqësuesit e BE.
Ndaloni dhe njëherë dhe shikoni se aty ka një korsi të dedikuar “kanali i gjelbër” i “Ballkanit të Hapur”, ku kalojnë operatorët e autorizuar ekonomik dhe lehtësimi i lëvizjes është shumë i konsiderueshëm. Janë dy shifra shumë të rëndësishme, ajo në raport me eksportet bujqësore të Shqipërisë në zonën e Ballkanit të Hapur dhe shifra që solla për turistët drejt Shqipërisë. Këto janë përfitime të “Ballkanit të Hapur”.
Pjesëmarrja në këtë samit është shumë më e madhe, ashtu si dhe interesi, apo mbështetja. Ne jemi këtu për të finalizuar disa hapa të tjerë të rëndësishëm, që do të hedhim në vijim, në aspektin e sigurisë ushqimore. Do të kemi një sesion të posaçëm në Beograd, i cili do të shoqërohet edhe me një panair të madh të ushqimit dhe verërave të vendeve të Ballkanit të Hapur. Pastaj do të kemi një sesion të veçantë në Shqipëri, sepse Shqipëria është pika kyçe për të ardhmen e energjisë në rajon. Së shpejti kemi një tjetër firmosje të rëndësishme të furnizimit energjetik. Në Maqedoninë e Veriut kemi një sesion për konjektivitetin. Kemi rënë dakord të ngremë një grup të përbashkët për krizën, që vjen si pasojë e luftës, dhe zgjidhjet e përbashkëta, në mënyrë që të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Do të vijë momenti që nuk do jetë më problemi sa u rrit çmimi, por do jetë problemi ku ta gjejmë energjinë. Shqipëria i vetmi vend ku çmimi nuk është prekur asnjë centim dhe vazhdojmë ne në mënyrë të përmuajshme subvencionojmë çmimin. Duhet të ketë një arsye që me gjithë kumtet e kukuvajkave se bujqësia do falimentonte, bujqësia sot është sektori që po rritet në aspektin e prodhimit”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post