Ish kryeministri dhe kreu i PDSali Berisha komentoi edhe samitin e Ballkanit të Hapur që do të mbahet në Ohër. Ai e cilësoi nismën Ballkani i Hapur një aleancë të rrezikshme ndërsa theksoi se “synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon”.
Më tej Berisha theksoi se samiti i Ohrit është “një samit që prodhon serbomadhi, rusofili dhe asgjë të mirë për shqiptarët”.
“Unë dua të denoncoj takimin e aleancës trilaterale të Ohrit, si një aleancë e rrezikshme për paqen, stabilitetin në Ballkan, si një aleancë e cila synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon. Si një aleancë që i kundërvihet tërësisht procesit të integrimit evropian dhe tregut të përbashkët rajonal, në kuadër të nismës së Berlinit. Ky samit i Ohrit është një samit që prodhon serbomadhi, rusofili dhe asgjë të mirë për shqiptarët. Përshëndes qeveritë që refuzojnë anëtarësimin në këtë klub të Beogradit”, tha Berisha.
“Mali i Zi po shkon të marrë pjesë sepse ka një kompozim, në të cilin një pjesë e popullsisë së tij është serbofile. Por, Presidenti Gjukanovic e ka kundërshtuar anëtarësimin e vendit të tij në Ballkanin e hapur”, shtoi Berisha.
Diskutime rreth kësaj post