Analisti Erl Murati ka folur për nismën “Ballkani i Hapur”. Ai tha se kjo nismë s’ka asgjë të keqe, por shtoi, se aspekti negativ sipas tij është fakti që Kosova po vendoset në një dritë të keqe dhe kjo është në disfavor të saj në arenën ndërkombëtare.
“Ballkani është në një vatër tensioni e përhershme për shumë arsye, për shkak të varfërisë të trashëguar, për shkak të multienticitetit të dendur dhe multifetarizmin e dendur. Nga kjo pikëpamje situata e tanishme nuk përbën risi. E kundërta është e vërteta, në momentin që Ballkani ka qenë i qetë këto janë raste të rralla. Po ta shohësh më në thellësi çdo shtet i Ballkanit ka një vatër të hapur konflikti me fqinjin e vet. Maqedonia e Veriut ka problem identiteti me Bullgarinë, kemi një problem të trashëguar nga dekadash mes Serbisë dhe Kroacisë, që në momente të caktuara verifikohet mes incidenteve. Në këtë aspekt s’ka asgjë të re në Ballkan. Por Ballkani i Hapur, në parim është i mirëpritur. Një nga kriteret për nënshkrimin e NSA, ka qenë se Shqipëria cilësohej si një vend kampion të Ballkanit, në sensin që konfliktet nuk vinin nga Shqipëria. Nga pikëpamja formale Shqipëria duket se është më e hapur për të pasur një dialog rajonal me Serbinë dhe vendeve të tjera.
Në parim mund të thoja që nisma Ballkani i Hapur s’ka asgjë negative në vetvete. Fakti që sa herë që Rama dhe Vuçiç takohet Kosova del si “delja e zezë” e Ballkanit, kjo është e padrejtë për Kosovën. Askush nuk e ndalon Edi Ramën dhe Vuçiç që ta hapin Ballkanin, por takimet nuk duhen kthyer në vende ku Kosova vendoset në një situatë negative. Fakti që kjo iniciativë, që për të qenë të sinqertë s’ka prodhuar asgjë të keqe përtej propagandës nuk ka pse kthehet në një bateri lufte ndaj Kosovës. Nëse ka diçka negative te Ballkani i Hapur është fakti që Kosova vendoset në dritë negative. Nuk ka asgjë negative që Vuçiç dhe Rama të takohen. Nëse shkoje në Sarandë kishe më shumë turistë serb se sa të Kosovës, interaktiviteti është i mirëpritur. Nëse ka diçka pozitive është aspekti propagandistik, që udhëheqësi i Shqipërisë dhe Serbisë takohej, por aspekti negativ siç e thash edhe më sipër, është gafë që Kosova të vendoset në një dritë të keqe. Kosova është një vend sovran”, tha Murati në Neës 24.
Murati tha më tej se disa vende të Ballkanit ndodhen në konflikt me njëra-tjetrën. Ai nënvizoi po ashtu se SHBA nëpërmjet institucioneve të saj i ka dërguar mesazh të qartë Brukselit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se kjo është në interesin e tyre strategjik.
“Në incidentin Kosovë Shqipëri institucionet ndërkombëtare janë shprehur. Kanë pasur mesazhet e tyre. Ne nuk mund të sillemi sikur është një krizë që ne nuk na prek. Kjo prek interesin shqiptar. Debati kryesor ose kriza më e madhe gjatë javëve të ardhshme pritet të jetë ajo e Bosnjës. Shtetet e tjera nga pikëpamja e interesit, drejtimit gjeostrategjik e kanë të qartë rrugën e tyre. A është i drejtë ky skepticizmi që është? Fakti që tensione të tilla verifikohen edhe në të ardhmen e afërt. Nuk besoj që ka lëvizje nga boshti strategjik se cili është plani i fuqive për këtë cep të Ballkanit. Në momentin që kreu i DASH, sekretari i Shtetit që thotë se duhet hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ky është mesazh i qartë. Nuk besoj që ka mesazhe të dy kuptimta. Për sa kohë ky është proces dinamik ka nuanca të ndryshme. Edhe për shkak të historisë së largët që ka ky rajon, edhe për faktin e multienticitetit, kemi të bëjmë me rajon mutlifetar e kjo nuk do të jetë e lehtë. Por nga Brukseli indikacionet janë të qarta. I takon klasës politike të këtyre vendeve që maratonën drejt integrimit Evropian ta përshpejtojnë.”
Diskutime rreth kësaj post