Historia e mbyllur e Lorencit dhe Keisit, e cila u bë publike në shtëpinë e Big Brother duket se po rinis sërish.
Pasi vëllai e madh e pyeti për raporin që kishte me Keisin, Lorenci zgjodhi të shprehej pa marrë parasysh nëse kjo e fundit dëshironte apo jo të bëhej publike lidhja e tyre në të shkuarën.
Deklarata e Lorencit në dhomën e rrëfimit, shkaktoi debat mes banorëve, të cilët e konsideruar veprimin e Lorencit si një lojë për të marrë vëmendje në prime.
Por kjo nuk u pa kështu nga Kjesi, e cila jo vetëm nuk u hodh kundër veprimit të tij por ishte mjaft e qëtë dhe e patrazuar.Së fundmi Keisi, i ka thënë Lorencit dhe Nitës se sekreti që ajo kishte treguar në dhomën e rrëfimit ishte se ka qenë e dashuruar me një banor të Big Brother VIP.
Teksa qëndronin në kuzhinë, modelja la të nënkuptohej se presoni në fjalë ishte këngëtari, pasi u shpreh se ishte personi që kishte përballë në bisedën që po zhvillonte me të. Më pas Lorenci u afrua drejt saj duke i dhënë një përqafim.
Pjesë nga biseda:
Keisi: Po si nuk e gjetët sekretin tim? Që isha e dashuruar
Lorenci: Me kë mi? Me Kristin?
Keisi: Jo, e kam përballë.
Lorenci: Shikoje cfarë thotë, paska thënë që jam dashuruar me një person, përballë.
Nita: Oo kuku
Lorenci: Tani e kapa unë.
Diskutime rreth kësaj post