Arbër Hajdari debatoi ashpër me ish-banorët e “Big Brother VIP”, Efi, Ronaldo, Mikela, të cilët ishin të ftuar në studio.
Sipas Arbrit, ata po e shfrytëzojnë Luizin për famë. Opinionisti shpërtheu ndaj tyre duke i quajtur “përfitues” dhe duke u thënë se jetojnë për klikime.
Arbri: Ju po e shfrytëzoni Luizin për klikime dhe Luizi për ju nuk e ka asnjëherë gabim dhe kjo është ‘e futura’ që i bëni shokut tuaj. Një njeri që e ke shok, i thua. Si ti Ronaldo dhe ti Efi nuk ke qenë dakord me gjërat që ka bërë Luizi dhe sot që keni dalë nga shtëpia, që brenda kur patë dronat që vinin për të, ndryshuat sjellje, u bëtë me Luizin. Keni dalë jashtë dhe e di pse nuk ka shumë rëndësi për mua mendimi juaj? Se unë e di çfarë do thoni. Gjithmonë e bëni rrafsh çdo gabim që ai njeri mund të ketë. Atë e bën lojtar të fortë vetja e tij, nuk e bën të fortë as ti, as Efi. Ju thjesht jeni ca përfitues të rrjeteve sociale. Ju thjesht kërkoni të merrni pak nga audienca e tij për rrjetet tuaja sociale.
Fjalët e Arbrit i janë dukur të tepërta Olti Currit, i cili shkruan në një story në Instagramin e tij se edhe vetë Hajdari ‘karrierën’ si bamirës e ka filluar me njerëz të famshëm që çonin makarona e oriz në shtëpitë e të varfërve.
Diskutime rreth kësaj post