Qetsori dhe Olta kanë deklaruar se tashmë janë aleatë në rrugëtimin e tyre në “Big Brother VIP Albania”, ata po mendojnë se si të afrojnë në grup persona të tjerë dhe lëvizjet e para i kanë bërë sot.
Ata kanë ftuar Antonetën që të bisedojë bashkë me ta, por ajo refuzoi.
”Kape kape içik tani se është vetëm”,– i thotë Olta, Qetsorit.
Ky i fundit i afrohet Antonetës por ajo u shpreh se ka nevojë të rrijë vetëm dhe të mendojë.
“Po marr içik kohën time. Keni muhabet special? Epo ruajeni për më vonë”.
Më pas Olta i tha Armaldos të rrinte me të dhe Qetsorin, por edhe ai refuzoi gjithashtu.
Mos duhet që Olta të ndryshojë strategji në mënyrë që të afrojë më shumë banorë pas saj?
Diskutime rreth kësaj post