Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka njoftoi një angazhim te ri të Shqipërisë në Irak në kuadër të paqes dhe sigurisë. Në fjalën e saj, Më Ministerialin e Mbrojtjes që po mbahet në Tiranë dhe ka në fokus forcimin e rolit të Shqipërisë në NATO, Xhaçka ka falenderuar shtetet e kësaj organizate për ndihmën e tyre të jashtëzakonshme në momentet e tragjedisë.
Postimi i plote:
“Në emër të qytetarëve shqiptarë, ju falenderoj për mbështetjen tuaj në tragjedinë tonë.
Nuk ishte vetëm ndihma, ushqimet, çadrat apo financat por kurajo dhe solidariteti që na tregoi ne se nuk ishim vetëm. Kjo e bëri më të lehtë punën tonë.
Ne kemi prioritet të madh politikën e dyerve të hapura dhe sot kjo është një domosdoshmëri sepse formate si ky hedhin themelet për bashkëpunime ne qëllim garantimin e paqes euro-atlantike.
Forcimi i punës sonë në kuadër të NATO-s ka qenë dhe mbetet angazhim i yni. Jam shumë e kënaqur që gjatë vitit 2019 ne organizuam një numër të madh aktivitetesh në këtë kuadër.
Dua të theksoj një angazhim në Irak në vitin 2020, ku Shqipëria do të luajë rolin e drejtueses.
Nxitja e solidaritetit ishte e vetmja gjë e bukur në këto ditë të vështira, që na bëri të kuptojmë se bashkëpunimi dhe mbështetja është gjëja që kemi më shumë nevojë”, tha Xhaçka.
Diskutime rreth kësaj post