Sipas Olta Gixharit, Kiara dhe Kristi kanë shumë kimi bashkë, këtë deklaratë, aktorja e tha për të disatën herë në shtëpinë e ‘Big Brother’ e madje në sy të të dy personave në fjalë.
Teksa po konsumonin drekë, Olta insistoi tek fjala e saj, duke thënë se mbase kjo nuk është vënë re, por se Kiara-Krist kanë kimi.
Dyshja e mori me të qeshur këtë deklaratë e filluan të bënin ironi.
Biseda:
Olta: “Kiarën e ka qejf shumë, e ke ti qef”.
Kristi: “Unë e kam qef”?
Kiara: Kush nuk më ka qef mua?
Dea: “Po prit se Kristi është në lidhje me mua, tjetër duam e më të tjerë përfundojmë”.
Kristi: “Nesër në prime kjo. Strategji e Oltës”.
Olta: “Kanë një kimi të paparë, shihe, Kiara dhe Kristi kanë shumë kimi. Shife. Ato të dy… e kam seriozisht, e them dhe ta dinë, ato të dy kanë super kimi, të betohem që po, mbase nuk e di, e kam me të vërtetë”.
Dea: “Kiara, sipas Oltës ju të dy keni shumë kimi”.
Olta: “Të betohem, ju të dy keni shumë kimi. Për lidhje jo, si miq, kanë kimi të paparë, mbase nuk e dinë”.
Diskutime rreth kësaj post