Gjatë ditës së djeshme ka pasur debate të shumta mes Luiz Ejllit dhe Kiara Titos. Kjo e fundit madje ka debatuar edhe me Olta Gixharin. Këngëtari dhe aktorja kanë qëndruar bashkë për dy ditë dhe shkak është bërë prova siameze. Fati deshi që ata të dy të rrinin me njëri-tjetrin në një bluzë të ngjitur.
Por gjatë kësaj kohe Luizi ka qenë me dhimbje koke dhe Olta është kujdesur për të, gjë që Kiara nuk e bëri. Për këtë kanë debatuar edhe vajzat.
Olta: Duhet të të vijë turp për këtë sjellje. Indiferenca që tregove ndaj këtij çuni. Ti ia bërë këtij çuni që bëhet copa për ty. Turp
Kiara: Se përse duhet të më vijë turp. Po e ka fajin ky që ta lejon ty këtë gjë. Turp të kesh ti!
Olta: Ty të vjen turp nga sjellja jote dhe tani më akuzon mua dhe thua se unë kam bërë lojë dje.
Kiara: Ule tonin e zërit. Qetësohu një herë
Olta: Jam shumë e emocionuar tani. Për herë të parë kam bërë një gjë komplet me emocion, dhe të më akuzosh ti…
Olta: Nuk është faji im që dole një njeri i ftohtë
Kiara: Nuk ke punë të ndërhysh mes meje dhe Luizit. Mos më shit moral
Olta: Kam shitur unë moral? Vërtetë e ka kjo?
Diskutime rreth kësaj post