Aktorja Olta Gixhari ka plasur “bombë” duke u shprehur se Hervin Çuli ia ka dhënë të gjitha rolet në Teatrin Kombëtar dhe në Ar Turbinë bashkëshortes së tij, duke mos u dhënë mundësi aktorëve të tjerë të dalin në skenë.
Olta Gixhari tha se përsa kohë që Hervin Çuli do vazhdojë të mbajë postin e drejtorit si Teatri Kombëtar ashtu edhe Ar Turbina nuk do shohin hajër.
Olta Gixhari: Është tjetër gjë që unë kam guximin ta them sepse unë nuk kam frikë. Nuk dua të gjykoj askënd dhe me këtë që unë nuk kam frikë nuk dua të nënkuptoj që të tjerë kanë frikë. Mund të jetë një lloj indiference nga ana e të tjerëve që nuk duan të prononcohen. Unë po them një bombë tani që se kam thënë asnjëherë, që mendoj se Art Turbina dhe Teatri Kombëtar nuk kanë për të bërë hajër derisa të ndërrohet drejtori i Teatrit Kombëtar, që është Hervin Çuli.
Nuk kanë për të bërë hajër! Qëkur ka ardh ai njeri në Teatër, politikat në teatër kanë ndryshuar, shfaqjet janë dobësuar, premiera s’ka, luan vetëm gruaja e vet në atë teatër, vetëm gruaja e vet.
Dhe unë nuk e kuptoj se si askush nuk e shikon me sy këtë nepotizëm të hapur.”
E ftuar në emisionin “Siluetë”, aktorja u shpreh se rrogat që jepen për aktorët në Teatrin Kombëtar janë qesharake. Ndërsa thekoi se që nga dita kur Çuli është vendosur drejtor asnjë mbledhje nuk është mbajtur dhe se akoma nuk njeh kush janë kolegët e saj.
Olta Gixhari: “Nuk marr përsipër të flas për artistë të tjerë sepse kam shumë respekt për ta. Rrogat e Teatrit Kombëtar janë qesharake për këtë arsye i respektoj pa masë kolegët e mi. Meqë rrogat janë të ulta nuk kanë pse marrin përsipër një risk kaq të madh që dalin dhe të japin një opinion.
Marrëdhënien që kemi ne punëdhënës dhe punëmarrës le të themi edhe pse puna nuk ma dha ai sepse më gjeti në teatër. Por në Teatrin Kombëtar që ditën kur është vënë ai drejtor, nuk ka bërë asnjëherë asnjë mbledhje. Unë nuk e di se kush janë kolegët e mi. Nuk është bërë një mbledhur ku të themi mirëdita këto jemi ne jemi të gjithë, si do ecim, si do veprojmë. Teatri Kombëtar është një ansambël dhe ky ansambël përderisa e paguan duhet ti gjesh punë dhe rol. Fakti që ti nxjerr 4-5 pjesë dhe nuk më jep asnjë rol ky nuk është problemi im nuk më nxjerr aktore të paaftë, çfarë të bëj unë tani. Janë vetëm 2-3 fytyra që luajnë gjithmonë dhe u bënë vite tani.”
Gixhari tha se vendosi të flasë tani se po plas dhe se nuk ka jetuar asnjëherë me të ardhurat nga Teatri, percjell panorama.
Olta Gixhari: “Unë tani po flas se po plas. Falë Zotit që nuk e kam nevojë jetësore punën që bëj. Nuk jam jetuar asnjë me të ardhurat e Teatrit Kombëtar se do isha shumë…Kam jetuar me televizion, me reklamë, me filma dhe nuk mbahem si femër që bëj jetë luksi.”
Diskutime rreth kësaj post