Ajo është mjaft hermetike sa i përket jetës së saj sentimentile, por këtë herë duket se aktorja seksi Olta Gixhari ka vendosur të shprehet.
Ajo ka qenë e ftuar tek emisioni i moderatores Rudina Magjistari, e cila nuk i ka kursyer pyetjet sa i përket ndarjes nga i dashuri 23-vjeçar dhe gjithashtu për statusin aktual.
“Nuk e mbaj mend lidhjen, kam probleme me memorien. Po, jam single. Nuk do doja të isha vetëm, por jam vetëm. Asnjëherë nuk është mirë të jesh pa partner”, – është shprehur Gixhari me ironi rreth lidhjes së saj me Xhek Nasufin.
Aktualisht ajo është pjesë e shfaqjes “Opera për 3 grosh”, në Teatrin Kombëtar.
Diskutime rreth kësaj post