Kryeprokurori Olsjan Çela ka raportuar në Komisionin e Ligjeve, për gjendjen e kriminalitetit në vend në vitin 2019. Çela ka deklaruar se numrin më të lartë të procedimeve penale gjatë vitit 2019 e ka regjistruar Tirana e ndjekur nga Durrësi dhe Elbasani, ndërsa numrin më i ulët është regjistruar në Korçë.
Qyteti juglindor edhe pse me një popullsi të madhe, renditet i fundit. Por Çela theksoi se qyteti me numrin më të ulët të procedimeve për 100.000 banorë në vitin 2019 e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë.
Rritja më e lartë e kriminalitetit është vënë regjistruar në Gjirokastër, ndërsa është vënë re një tendencë në ulje në qarkun e Shkodrës. Numrin më të lartë të procedimeve penale, 83 % e tyre i përkasin krimeve dhe 17 % i përkasin kundërvajtjeve penale.
Diskutime rreth kësaj post