Olsi Rama ka zbuluar planet e merkatos se janarit duke zbuluar dhe dy lojtaret qe do te jene pjese e Partizanit.
Bruno Telushi dhe sulmuesi brazlian Lucas jane dy afrimet zyrtare te 15 here kampionet e vendit.
Rama gjithashtu zbuloi dhe lojtaret e preferuar ne Kategorine Superiore.
“Partizani në fakt është një ekip që lufton për titull dhe ka kapacitet për të marrë lojtarë nga klubet e tjera.
Por, nëse duam të ngrihet Partizani, duhet të përqendrohemi te Akademia. Vetëm kështu mund të krijosh një fizionomi të saktë dhe mund të krijosh lojtarë për të ardhmen
Ashtu siç tha edhe Starova patëm fat kundër Teutës, por unë dua gjithashtu të përgëzoj djemtë për këmbënguljen, sepse kërkuan deri në sekondën e fundit të fitonin ndeshjen.
Starova është një bast i fituar. Ai i njeh lojtarët shumë mirë. Ka bërë disa eksperimente nga ana taktike, por Starova ka fituar lojtarët ‘veteranë’.
Sulmuesi brazilian Lukas do vijë në janar. Telushi ka kërkuar të jetë pjesë e Partizanit. Nuk është ende zyrtare, por marrëveshja është afër.
Në Superligë ka disa lojtarë që më kanë pëlqyer gjatë këtyre viteve. Telushi më ka pëlqyer si luan. Abazaj, Bregu, Aleksi dhe Rroca të Luftëtarit më pëlqejnë shumë ashtu si edhe Çyrbja i Teutës. Por edhe Gavazaj i Skënderbeut më pëlqen. Këta janë lojtarë që unë i simpatizoj, nuk ka lidhje me merkaton.
Moggi? Ka po atë rol që ka pasur, këshilltar i presidentit. Ai është një profesor i futbollit. Këtu në Shqipëri nuk mund të jetë 24 orë në dispozicion të ekipit, ashtu siç ka qenë më parë te Juventus“, tha Rama.
Me tej ai foli dhe per çeshtjen e titullit te sezonit te para dy sezoneve, per te cilin drejtori i Partizanit tha se i kane drejtuar nje kerkese FSHF-se.
“Gjëja e parë që kërkova kur erdha te Partizani, ishte që të dërgonim një kërkesë në FSHF për titullin e dy sezoneve më parë.
Kërkesa është bërë tashmë në FSHF dhe ajo po pret vendimin e Apelit në UEFA në lidhje me dënimin e Skënderbeut.
Ai titull i takon Partizanit”, deklaroi Olsi Rama (TemA)
Diskutime rreth kësaj post