Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, e paditi sërish në SPAK duke kërkuar që ndaj tij të nisë procedimi penal për kallëzim të rremë.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Gazment Bardhi shprehet se padia e Olsi Ramës ka përsëritur të njëjtën kërkesë që SPAK i rrëzoi.
“Në mëngjes vëllai i vogël ripërsërit të njëjtën kërkesë në SPAK që është rrëzuar më parë, me shpresën se do i jap oksigjen për gënjeshtrën ditore të darkës vëllait të madh, që i ikën të vërtetës prej më shumë se 2 muaj”, theksoi ai.
Por Kreu i Grupit të PD-së shton se kryeministri Edi Rama “nuk e dot të vërtetën dhe as makinën e kartelit të drogës të përdorur nga Olsi Rama”.
Postimi i plotë i Bardhit:
Vëllai i madh i Olsit, Edi Rama, është i lumtur për rihapjen e dosjes “Xibraka”, po aq sa ishte Erion Veliaj kur doli pas 8 orëve nga SPAK! Përpjekja e tij e dëshpëruar për të diskretituar SPAK, duke e urdhëruar nga TV se çfarë duhet të bëjë dhe sesi duhet ta trajtojë këtë çështje, është tregues i formimit të tij prej analfabeti ligjor që mendon se institucionet e drejtësisë janë zyra propagande qeveritare.
Në mëngjes vëllai i vogël ripërsërit të njëjtën kërkesë në SPAK që është rrëzuar më parë, me shpresën se do i jap oksigjen për gënjeshtrën ditore të darkës vëllait të madh, që i ikën të vërtetës prej më shumë se 2 muaj.
Boll u fshehe pas letrave pa vlerë të vëllait më të vogël! Na trego çfarë bënte yt vëlla me makinën që përdorte grupi i kokainës me targa AA 653 DM. Sado të përdridhesh nuk e fsheh dot të vërtetën dhe as makinën e kartelit të drogës me targë AA 653 DM, e përdorur nga Olsi Rama!
Diskutime rreth kësaj post