I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, në RTV Ora, aktori komik Olsi Bylyku rrëfeu për herë të parë për zënkat me mikun e tij të ngushtë Bes Kallakun. Fillimisht, Olsi thekson se ata asnjëherë nuk kanë patur ndonjë zënkë që të zgjas për disa orë apo ditë.
Ester Bylyku: Për çfarë zihesh më tepër me Besin?
Olsi Bylyku: Kur je në punë me njerëz që ke shumë afrimitet ka më shumë sherre se sa kur nuk e njef. Kur nuk e njef ia thua drejtperdrejt, kurse ne kemi debate por kanë qenë për punën, dikur kur punonim sepse tani nuk kemi asnjë debat.
Tek puna me Besin jemi zënë ndonjëherë për vonesat. Unë vija vonë, ai vinte vonë, dhe të dy ia ngjisnim njëri-tjetrit. Apo ka patur raste që mua me pëlqente ndonjë kostum i tij dhe llastohesha.
Diskutime rreth kësaj post