Olsa Muhameti e ftuar në Opinion për të komentuar performancën e Ronela Hajatit në Eurovision ka thënë se i duket performancë e lirë ‘cheap’ dhe nivel i ulët.
Si fillim mos nisni direkte me korigjimet, sepse le të themi që mbiemri “Muhabeti” i shkon më shumë!
E dini pse? Epo ja se me 2-3 muhabete vërdallë Olsa, u shpall autore më sakt u vetquajt autore e Përputhen, sepse në fakt është thjesht një redaktore, e një program të huazuar ose vjedhur nga italiani “Uomini e Donne”. Ndërkohë që ky format origjinal është krijuar nga autorë të tjerë, nuk e shpiku Olsa.
E pasi u llastua nga ish drejtori, i shkarkuar nga Top Channel Ben Blushi, Olsa mendoi që mund të fitonte pushtetin e të kapte majat, përkohësisht le të themi që ndodhi por aq mbeti! E ndonse lëvizte si autore lart e poshtë, tani më që “Përputhen” ka marrë rrugën, duket se Olsa po tenton rolin e opinionistes. E ftuar në “Opinion”, Olsa është shprehur se nuk i ka pëlqyer aspak kënga e Ronela Hajatit në Eurovizion dhe për këtë e ka fajin vetë Ronela. “Ishte chip dhe nivel shumë i ulët”- ka përfunduar redaktorja.
Prisni pak, Olsa e tha këtë? Olsa po flet për nivel? Ajo që nuk la fytyrë pa e bërë të famshme e që fitoi mbi degjenerimet që ata i bënin njëri tjetrit? Nëse do të flitej për nivel, mund të thoshte që Ronela ishte e ulët, nëse do të bënte një format të kuriar si “Uomini e Donne”, por në rastin e emisionit të redaktore Olsës, që e ktheu në një çorbë me lëng plënci, në një televizion kombëtar më mirë të rrijë aty e mos flas fare.
Roli i opinionistes të dështoi, pa filluar mirë, ose siç thot populli: Mos jep mend, ku s’duhen mend!
Diskutime rreth kësaj post