Nëse do të ishte në jetë, sot do të ishte ditëlindja e ish-deputetit të ndjerë demokrat Sokol Olldashi.
Olldashi u nda nga jeta në një aksident rrugor, të ndodhur 4 vite më parë.
Sakaq sot, njerëzit e tij të afër e kujtojnë në ditën e tij të lindjes.
Vëllai i tij Ardiani ka postuar sot një foto të Sokolit, me një mbi shkrim prekës, duke i uruar atij ditëlindjen.
“Kur njeriu nuk fliste dot për atë që do të vijë, por për të kohë që shkoi, atëherë kupton që jeta e ka marrë kthesën”, ka qenë mesazhi i vëllait të Sokol Olldashit.
Diskutime rreth kësaj post