Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar qeverisë shqiptare të anulojë urgjentisht tarifën e skanimit prej 22 eurosh, që bizneset detyrohen të paguajnë për çdo deklaratë doganore në doganë.
Përmes një raporti voluminoz për procedurat dhe barrierat tregtare në Shqipëri, Komiteti Ekonomik për Europën në OKB e cilëson tarifën, një taksë antiligjore.
“Tarifa paguhet edhe kur ngarkesa nuk skanohet, e madje edhe në pikat doganore ku nuk ka fare skanera të instaluar. Kjo është një praktikë e papranueshme. Ajo krijon një taksë efektive, e cila nuk është bazuar në ligj, ndaj duhet të hiqet”.
Qeveria konfirmoi raportin, por Ministria e Financave tha për Top Channel se, qeveria është e pafuqishme për ta anuluar tarifën, pasi kjo do të penalizonte Shqipërinë me një kosto mbi 300 milionë dollarë në Arbitrazh.
Koncesioni i skanimit zë fill në vitin 2011, kur qeveria e atëhershme miratoi një bonus prej 8 pikësh për kompaninë “Rapiscan”. Më vonë, kjo kompani u shpall fituese në tender dhe në prill të 2013-s, kur vendi thuajse kishte hyrë në fushatë elektorale, Parlamenti e miratoi koncesionin.
Sipas kontratës, kompania përfitonte 39 euro për çdo deklaratë doganore. Pas zgjedhjeve, qeveria e re tentoi ta anulonte kontratën, por “Rapiscan” e paditi Shqipërinë në Arbitrazh duke kërkuar 350 milionë dollarë dëmshpërblim. Pas padisë, qeveria rihapi negociatat me kompaninë, përmës të cilave kontrata u rishikua dhe tarifa u ul në 22 euro për deklaratë.
Por, edhe pas rishikimit biznesi ankohet se koncesioni ka rritur kostot, duke penalizuar sipërmarrjen dhe dëmtuar k
Diskutime rreth kësaj post