Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në mesazhin e saj për këtë fillim të vitit u ka bërë thirrje të rinjve që t’i bashkohen partisë që ajo drejton.
“Dyert e LSI-së janë të hapura për të gjithë ato vajza dhe djem, të shkolluar kudo që janë dhe që duan të kontribuojnë për të ringritur sistemin demokratik, atë sistem vlerash dhe meritokracie që shqiptarët në 1991 aspiruan. Për atë sistem ku të gjithë të jenë të barabartë dhe shteti t’u shërbejë qytetarëve të tij njësoj, pavarësisht se kujt partie i përkasin, familje, feje apo rrace”, – shprehet Kryemadhi.
“Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në emër të Shqipërisë, në emër të dekadës së re, ne sot ofrojmë 15 vitet e punës dhe të përkushtimit të themeluesve të LSI, investimin e 5 brezave të të rinjve të LRI, që janë shpirti, energjia dhe e ardhmja e familjes tonë politike.
Nën dritën e dekadës së re, ne ofrojmë investim për këdo që ka dëshirën, vullnetin dhe aftësinë për t’u përfshirë në listat e partisë tonë, për të garuar dhe për të marrë pjesë në angazhim dhe në kontributin e tyre nga kandidatë për deputetë, kryetar bashkie, këshilltarë, anëtarë në komisionet politike pranë LSI, në forumet drejtuese, apo edhe të konkurrojnë për drejtues të degëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në të gjithë Shqipërinë”, – ka thënë Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post