Ceremonia shtetërore për Bujar Nishanin bëri bashkë shumë politikanë nga Shqipëria dhe Kosova, por edhe diplomatë të huaj.
Të shumtë ishin ata që u shprehën ngushëllime familjarëve, ku edhe kanë vlerësuar figurën e një shtetari si Bujar Nishani.
Në ceremoninë që nisi në orën 10:00 dhe zgjati deri në orën 12:00, kanë qenë deputetë të PS dhe ministra, grupi parlamentar i PD dhe Sali Berisha, anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, ish-presidentë, ambasadorja Yuri Kim, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shumë të tjerë.
I vetmi që nuk mori pjesë në këtë ceremoni ishte Lulzim Basha. Basha ndoshta u mjaftua vetëm me “servilët” e tij, Gazment Bardhin, Jorida Tabakun dhe Enkelejd Alibeajn, ndërsa sa për “sy e faqe” dërgoi “me postë” një kurorë me lule. Agest Kopellaj ishte personi që vendosi lulet mbi arkëmortin e Nishanit në emër të Lulit.
Ofendimi i turpshëm që Lulzim Basha i bëri një figure të vlerësuar si Bujar Nishani, mori përgjigjen e merituar.
CNA.al ka siguruar videon e momentit kur stafi i ka hequr nga aty kurorën e Bashës, si një shenjë kundërpërgjigje për ofendimin që ai i bëri ish presidentit të ndjerë.Marr nga CNA
Diskutime rreth kësaj post