Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi u shpreh se foltoret e ish-kryeministrit Sali Berisha janë duke rienergjizuar PD-në dhe sipas tij kjo do të shpëtojë partinë nga të kthyerit në faltore.
“Lëvizja që po ndodh po prodhon një rienergjizim dhe është një fakt. E organizon Berisha marrin pjesë X apo Y ajo që shohim është që baza po lëviz në mënyrë pozitive.
Ajo që kam thënë është që mesa duket foltorja do të shpëtojë PD nga të kthyerit në një faltore. Faltore bosh sepse askush nuk shkon të rrëfehet, sepse drejt asaj po shkojmë. Mesa duket PD është te foltorja dhe nuk është te ndërtesa zyrtare te ngrehina. Por ku ka gjë më të mirë, organizimi nga poshtë sipër.
Është fat i madh që 31 vjet pas kjo po ndodh brenda PD dhe po mbledh përditë e më tepër më shumë faktor.
Nuk është përplasje mes individësh, është lëvizje ku anëtarët po tregojnë shpresë.”, u shpreh Bylykbashi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Diskutime rreth kësaj post