Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka ironizuar operacionet e fundit të SPAK, ku janë arrestuar disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe bashkisë së Lushnjës.
Ai i ka krahasuar këto operacione me ndërmarrjet e peshkimit në vitet ’80, të cilat e mbushnin planin duke kapur peshq të vegjël, pasi peshqit e mëdhenj nuk i kapnin dot.
Sipas Bylykbashit, stuhia e rërës do kalojë dhe do të marrë me vete ndonjë kalë ngordhalaq, por piramidat e korrupsionit do të jenë po aty.
Postimi i plotë:
“Peshku i madh e ha të voglin
(Populli)
Ne vitet ‘80, ndërmarrja e peshkimit përpiqej ta mbushte planin duke kapur peshq të vegjël. Mbushte anijet dhe dyqanet me arka me sardele, stavridh a bubicë, apo siç quhej ndryshe, peshk 20 leksh. Tek-tuk qëllonte në arkë edhe ndonjë kokërr pak më e madhe. Hante e ngopej njerëzia. Po kështu ndërmarrja e mobilerisë i shkonte pas avazit. Planin e mbushte me prodhim arkash e jo mobiljesh. Duheshin arka për peshq.
Këto më erdhën ndërmend duke lexuar stuhinë e lajmeve me SPAK këto ditë. Do të kalojë stuhia e rërës. Do të marrë me vete ndonjë kalë ngordhalaq. Do të na ikë rëra nga sytë e me siguri do të shohim që Sfinksi dhe piramidat e korrupsionit do të jenë po aty.”-tha Bylykbashi.
Diskutime rreth kësaj post