Nënkryetari i partisë demokratike, Oerd Bylykbashi, u bën apel të gjithë qytetarëve të dalin në protestë në 7 korrik, për të reaguar së bashku kundër një qeverie, e cila sipas tij po i vjedh shqiptarët.
Bylykbashi në një intervistë televizive, ka theksuar se kauzat për të cilat PD ka thirrur protestën janë kauza të të gjithë qytetarëve shqiptarë.
“Sigurisht që ne jemi ty për të udhëhequr këtë pakënaqësi të qytetarëve dhe protesta është pikërisht një këmbanë e fortë për t’i thirrur të gjithë drejt nevojës për ta ndrshuar këtë regjim kleptokratik dhe oligarkik. Qytetarët sot po vuajnë në të gjitha aspektet, qeveria po i vjedh po i grabit ditën për diell me mekanizma si këto bordet e transparencës që janë vendosur për të grabitur shqiptarët, ndërkohë që qeveria rezulton me fitim, merr para nga taksat për shkak të cmimeve të rritura nga qytetarë që varfërohen përditë e më shumë, po vendos sisteme taksimi edhe mbi shtresën e mesme, mbi biznesin, pra po i varfëron të gjitha shtresat.
Të gjithë ne e kemi për detyrë që të bashkohemi në këtë sfidë të madhe për të rrëzuar edi ramën. Kështu që unë mendoj që është një moment shumë I mirë që të gjithë të kuptojnë që bashkohemi me qytetarët, bashkohemi së bashku, objektivin e kemi të përbashkët për të bërë një opozitë të fortë dhe të vërtetë dhe 7 korriku është një moment për gjithëkënd që të tregoje se ne jemi me zgjedhësit, nuk jemi me interesat. Në 7 korrik nis opozita e vërtetë” tha Bylykbashi për “Vizion plus”, shprehet ai.
Diskutime rreth kësaj post