Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka sulmuar kryeministrin Rama dhe e akuzon se po përdor fondet për programin e rindërtimit në mënyrë klienteliste.
Sipas tij, kjo qasje e qeverisë është faktuar dhe shumë shpejt pritet të bëhen publike provat për këtë.
Deklarata e Bylykbashit:
“Po bëjnë çmos që të përkthejnë një tr.agjedi, siç ishte ajo, dhe Durrësi ishte qyteti më i god.itur. Kjo qasje që ka Edi Rama mbi të.rmetin dhe rolin që duhet të këtë qeveria, është qasje tmerrësisht cinike, për të mos thënë qasje prej hienash politike.
Po përdoren fondet në mënyrë klienteliste, po u jepen fonde vetëm personave që janë të lidhur me PS dhe është e faktuar. Letrat janë aty, ato flasin vetë, por është një numër qytetarësh që janë klasifikuar në DS1, janë thirrur me pas dhe u janë dhënë para shtesë. Paratë po shkojnë tek ata që nuk kanë dë.me”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post