Analisti Andi Bushati ka reaguar ashpër në lidhje me situatën e tensionuar në Veri të Kosovës, si dhe me qëndrimet ndaj kryeministrit Albin Kurti.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai ka theksuar se në këto momente presidentit serb i intereson kaosi dhe stabiliteti.
Sipas tij, aksi i politikës amerikane ka ndryshuar dhe se këto të fundit po nxjerrin fajtor Albin Kurtin.
Gjithashtu ai shpjegoi dhe dilemën në të cilën ndodhet numri një i qeverisë kosovare.
“Në këtë moment Vuçiç, i intereson më shumë kaosi se stabiliteti. Aksi i politikës amerikane ka ndryshuar. Nëse ne thoshim se amerikanët i kemi aleatët më të mëdhenj, sot amerikanët janë në favor të Vuçiç. Ata kanë bërë këtë zgjedhje në mënyrë që të mos lënë Putin të shkojë të Vuçiç. Derisa amerikanët kanë bërë këtë zgjedhje, fajtor nga amerikanët bëhet Kurti, sepse duhet përkëdhelur Vuçiç. Gabimisht në Kosovë e në Shqipëri bëhet një gabim i madh, thonë “Obobo ç’na ra Kurti që po prishet me Amerikën”. Ai po mbron të drejtat që ka një Kryeministër. Ai është përpara një dileme, ose të mbrojë vendin e tij, ose të sakrifikojë Kosovën e t’u thotë po perëndimorëve”– tha ai.
Diskutime rreth kësaj post