Nicolo Barella i ka idetë e qarta, nuk ka ndërmend të fshihet e as ti vendos limite këtij Inter, për më tepër tani që morën të vetëm kreun e Serie A: “Dëshirojmë të mbrojmë titullin kampion, dëshirojmë yllin e dytë në fanellë. Ky është një kampionat i gjatë dhe shumë i luftuar, shumë i vështirë. Ne jemi Inter dhe dëshirojmë gjithnjë të fitojmë, kjo është historia e këtij klubi. Viti i shkruar ishte një vit i bukur por dhe i vështirë. Gjithçka nisi pas finales së humbur në Europa League, aty është pikënisja e kësaj pune të madhe”.
Në intervistën e tij për “Gazzatta Sports Awards”, Barella foli dhe për shortin e “play-off” dhe mundësinë për të shkruar në “Katar2022”: Të shkojmë në Botëror dhe të luajmë atje do të ishte bukur, por ka një pengesë si fillim, më saktë janë dy pengesa për tu kaluar. Ne do të bëjmë gjithçka, do të japim 100%”, theksoi ndër të tjera mesfushori i Inter.
Diskutime rreth kësaj post